KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Edi Rama pengon hetimin e aferës CEZ
Basha: Ndryshimet e Ramës në qeveri arnime korruptive

Basha : Edi Rama pengon hetimin e aferës CEZ

Lulzim Basha, kreu i PD-së më e madhja e opozitës në Shqipëri ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në një vjetorin e aksionit të OSHEE-së për normalizimin e këtij sektori. Në një konferencë për shtyp zoti Basha përsëriti akuzat tashmë të njohura “pse Edi Rama pengon hetimin e aferës ÇEZ”. “… rrahu gjoksin po nuk tha asnjë fjalë përse u grabitën 600 milionë euro, pse ndaloi hetimin për vjedhjen e shekullit, pse nuk pranon sot hetimin ndërkombëtar si instrumentin që ka propozuar opozita” tha zoti Basha. Por ajo që ra në sy në deklarimet e kreut të PD ishte përmendja e emrave të figurave të njohura të maxhorancës, që sipas tij kryeministri Rama i ka shpërblyer. “Çfarë bënë: 5 miliardë ia ka dhënë ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës, ka dy javë që nuk thotë asnjë fjalë por e mohon edhe pse opozita e denoncon. 850 milionë lekë i janë dhënë Safet Gjicit. 320 milionë lekë i ka dhënë Pjerin Ndreut. 11 Milionë dollarë ka marrë kompania e Ilir Beqajt. 970 mln ka marrë kompania e Sadri Abazit para gjaku dhe djerse dhënë pa tender e garë” tha zoti Basha. Ai premtoi se “PD do të bëjë një hulumtim të plotë për të zbardhur të gjithë skemën mafioze të miqve të tij dhe klientëve”. Ndërkaq zoti Basha premtoi se “Hetimi i aferës CEZ është gur themeli për të ardhmen”. “Çdo ditë që kalon pa hetim dhe pa vënë para drejtësisë ata është kthim pas. Nuk mundet që Edi Rama të qeverisë kur ka plaçkitur 600 mln euro”, tha kreu i PD në opozitë Lulzim Basha.