KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha : Ekonomia në krizë, vepra e vertetë e keqeverisjes së Edi Ramës
Basha : Ekonomia në krizë, vepra e vertetë e keqeverisjes së Edi Ramës

Basha : Ekonomia në krizë, vepra e vertetë e keqeverisjes së Edi Ramës

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha ka dhënë alarmin për zhytjen sipas tij në krizë të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar si vepër të keqeverisjes së kryeministrit të majtë Edi Rama. “Ekonomia është zhytur edhe më shumë në krizë, konsumi ka rënë, prodhimi në vend ka rënë” bëhet e ditur në një deklaratë të tij të shpërndarë për mediat. Sipas zotit Basha “Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% më i lartë sesa në qershor 2015.  Eksportet 6.4% më të ulëta se një vit më parë.  Importet në qershor 2016, rezultojne 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës.  Ndërsa në nivel 6-mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar-qershor 2015”. “Këto janë të dhenat që tregojnë luften e biznesit për të prodhuar, për të ekzistuar madje, nën tutelën armiqësore e të dhunshme të një qeverie që vetem rrit taksat, shton gjobat, ngren çmimet e e energjisë dhe naftës, dhe nuk kryen asnjë punë, asnjë shërbim” nënvizohet më tej në deklaratë. Për kreun e opozitës “Taksat e larta, korrupsioni, dhe armiqësia ndaj punës dhe prodhimit mungesa e besimit, i kanë marrë frymën biznesit, duke e detyruar atë të mbyllet, ose të shkurtojë vendet e punës, duke sjellë këto rezultate”. “Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave” shpreh shqetësimin kreu i opozitës.  “Kjo është vepra e vertetë e keqeverisjes së Edi Ramës prandaj ai rreket me çdo çmim ta heqë debatin nga hallet e vërteta të njerëzve me llomotitjet e konfliktit politik” mbyllet deklarata e zotit Basha mbi situatën ekonomike në vend.