KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Faleminderit zonja Merkel! PD do marri përgjegjësi!
Basha: Faleminderit zonja Merkel! Do sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe Reformën në Drejtësi!

Basha: Faleminderit zonja Merkel! PD do marri përgjegjësi!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë duke garantuar se PD do të marri përgjegjësi për për te siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zbatimin sa më parë të Reformës në Drejtësi. Në një status të tij në Fejsbuk, pak pasi kryeministri Rama dhe kancelarja Merkel u shfaqën në konferencën e përbashkët për shtyp në Berlin , zoti Basha shkruajti se “Shqipëria është me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e saj për përparim dhe integrim europian. Ne i jemi veçanërisht mirënjohës Kancelares Merkel për mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë” shkruan zoti Basha.
Kreu i opozitës së djathtë shqiptare i dha siguri kancelares dhe popullit gjerman “…se shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre”. “Partia Demokratike dhe unë do të marrim përgjegjësinë tonë në gjendjen ku ndodhet vendi, veçanërisht për te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe zbatimin sa më parë të Reformës në Drejtësi” përfundon statusi i kreut të opozitës shqiptare Lulzim Basha në Fejsbuk.