KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Fitorja e Trampit do të frymëzojë qytetarët shqiptarë me besim tek demokracia
Basha: Fitorja e Trampit do të frymëzojë qytetarët me besim tek demokracia

Basha: Fitorja e Trampit do të frymëzojë qytetarët shqiptarë me besim tek demokracia

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka zgjedhur t’ia dërgojë urimin e tij presidenti të sapozgjedhur amerikan Tramp, në emrin e tij “…si dhe në emër të demokratëve shqiptarë, të së djathtës shqiptare, të opozitës shqiptare, dhe të shumicës dërrmuese të shqiptarëve”. I përcjell Presidentit të zgjedhur Donald Trump urimet më të përzemërta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!” shkruan zoti basha në Fejsbuk.
“Jam i lumtur për këtë mesazh të çmuar demokracie që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i dhanë sot mbarë botës dhe shqiptarëve se vullneti i qytetarëve, vota e qytetarëve është ajo që vendos në demokraci, se fatin e njerëzve, fatin e qytetarëve në demokraci e përcaktojnë vetë qytetarët” shkruan zoti Basha.
Kreu u opozitës së djathtë shqiptare shpreh bindjen se “Në këto ditë të errëta për demokracinë shqiptare ky është një mesazh kuptimplotë që jam i bindur se do të frymëzojë edhe këtu në Shqipëri një bashkim të qytetarëve me besim te demokracia, te vota e lirë e cila nuk mund dhe nuk do të mposhtet nga asnjë makinacion dhe nga asnjë aleancë kundër interesit qytetar”.
“Urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Zgjedhja e tij do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të aleancës mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe do të shërbejë patjetër për rimëkëmbjen dhe forcimin e demokracisë shqiptare” përfundon urimin e tij kreu i PD Lulzim Basha drejtuar presidentit të sapozgjedhur të SHBA Donald Tramp.