KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Arrestimi i Shullazit pas presionit
Basha: "Çështja Shullazi", prokuroria të mos tërhiqet nga presioni i pushtetit

Basha : Arrestimi i Shullazit pas presionit

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha shpreh bindjen se arrestimi i Emiliano Shullazit është pasojë e presionit të partnerëve strategjikë të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Basha e cilëson më të rëndë thirrjen që është bërë Shullazit për të kapur univesitetin, dëshmi e modelit që ka sipas tij kryeministri për garën dhe zgjedhjet e ndershme. Basha shpreh bindjen se vota e lirë është fundi i oligarkisë së lidhur me krimin, fundi sipas tij i krizës Rama për Shqipërinë. Më pas në selinë blu, deputeti Luçiano Boçi tha se është zyrtare që kandidati për rektor i univesitetit të Tiranës Koni, është kërcënuar nga Shullazi, që të tërhiqet nga gara, për ti hapur rrugën sipas tij kapjes së Universitetit të Tiranës. Sipas zotit Boçi, më parë qeveria rriti tarifat duke favorizuar klientelën dhe privuar të rinjtë që s’kanë mundësi ekonomike nga e drejta kushtetuese për arsim të lartë.