KRYEFAQJA » LAJME » Basha homazhe tek “Nënë Shqipëri”
Basha homazhe tek "Nënë Shqipëri"

Basha homazhe tek “Nënë Shqipëri”

Në 104 vjetorin e Pavarësisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të saj kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Kreu demokrat uroi të gjithë shqiptarët për festën duke thënë njëherësh se Shqipëria duhet të jetë vendi ku shqiptarët të bashkohen dhe jo largohen. “Dua t’ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, të gjithë bashkatdhetarëve Gëzuar 28 Nëntorin! Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit duke u bërë bashkë, duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët” tha zoti Basha.Më pas kreu i PD-së Basha, deputeti Sali Berisha dhe figura të tjera të demokratëve kanë zhvilluar homazhe edhe në bustin e heroit Adem Jashari në Tiranë.