KRYEFAQJA » LAJME » Basha: I bëj thirrje Edi Ramës ta amendojmë Ligjin e Vettingu!
Basha: Buxheti i qeverisë Rama, buxhet antipullor

Basha: I bëj thirrje Edi Ramës ta amendojmë Ligjin e Vettingu!

Ndërsa kryeministri Edi Rama po këmbëngul se hyrja në fuqi e Ligjit të Vettingut është kushti i vetëm i ndërkombëtarëve për të hapur bisedimet mes BE dhe Shqipërisë, kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha mendon të kundërtën. Gjatë një konference për shtyp zoti Basha tha se kreu i qeverisë “… e ka Vettingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij”. Sipas kreut të opopzitës “Kushtetuta thotë që Vettingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do ta bëjë ai vetë”.
Ndërkohë zoti Basha ka shkuar edhe më tej duke dhënë një zgjidhje tjetër për të zhbllokuar situatë. Duke ju drejtuar kryeministrit Rama ai tha: “I bëj thirrje Edi Ramës ta amendojmë ligjin pa patur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani” tha zoti Basha.
Ndërkaq Ligji i Vettingut po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës së PD dhe Unionit të Gjyqtarëve Shqiptarëve si një ligj në kundërshtim me kushtetutën. Nga ana e saj gjykata i ka kërkuar interpretim Komisionit të Venecias lidhur me këtë ligj.