KRYEFAQJA » LAJME » Basha i thotë po takimit me Metën
Basha i thotë po takimit me Metën

Basha i thotë po takimit me Metën

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje pozitive ftesës së kreut të parlamentit Ilir Meta për t’u takuar në një tjetër përpjekje për arritur konsensusin politik mes palëve për të miratuar Reformën në Drejtësi. Takimi do të mbahet në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë. Ky është takimi i dytë brenda një jave midis maxhorancës dhe opozitës. Të hënën e kaluar takimi Rama – Basha, nuk ja arriti qëllimit dhe palët fajsuan njëra – tjetrën. Kryeministri Rama nga ana e tij paralajmëroi se reforma do të miratohej me çdo kusht, ndërsa opozita tha se çdo tentativë për blerje votash në parlament, do të çonte në djegien e mandateve të deputetëve të saj. Komuniteti ndërkombëtar i dha të drejtë qeverisë, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të tregonin përgjegjësi dhe të miratonin Reformën në Drejtësi. Ka patur shumë lëvizje orët e fundit dhe shpresohet që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Për momentin kundërshtimi kryesor i maxhorancës qëndron tek mospranimi i propozimit të opozitës për vendet e rezervuara në institucionet e drejtësisë.