KRYEFAQJA » LAJME » Basha këmbëngul për qeveri teknike, Rama për Reformën në Drejtësi
Basha këmbëngul për qeveri teknike, Rama për Reformën në Drejtësi

Basha këmbëngul për qeveri teknike, Rama për Reformën në Drejtësi

Edhe pas 25 ditë proteste para selisë së qeverisë, opozita e djathtë shqiptare po këmbëngul se krijimi i një qeveri teknike në vend e cila do ta çojë vendin drejtë zgjedhjeve të 18 qershorit, është zgjidhja e krizës aktuale në vend. Këtë kusht kreu i PD Lulzim Basha ja bëri të ditur ministrit të jashtëm italian Angelino Alfano gjatë takimit mes tyre në Tiranë. “Integrimi europian është proces jetësor për Shqipërinë dhe pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë Shqipëri Europiane” citohet të ketë thënë zoti Basha. Sipas tij standardet europiane në zgjedhje mund të realizohen vetëm duke pasur një qeveri teknike që angazhohet për të zbatuar prioritetet kryesore integruese. Po të martën pas dite në çadrën e protestës, ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të japi dorëheqje dhe t’i hapte rrugë qeverisë teknike.
Më parë kryeministri Rama ka këmbëngulur në vazhdimin e Reformës në Drejtësi. “Po punojmë shumë fort për të bërë shtet dhe për të hequr nga rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar ashtu do të vazhdojmë të punojmë shumë fort për të rritur më tutje ekonominë dhe për të krijuar më shumë mundësi për punësim për të gjithë. Të vetimit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e bajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar” tha zoti Rama.