KRYEFAQJA » LAJME » Basha këmbëngul: Rama përgjigjës për situatën e krijuar nga bimët narkotike
Basha këmbëngul: Rama përgjigjës për situatën e krijuar nga bimët narkotike

Basha këmbëngul: Rama përgjigjës për situatën e krijuar nga bimët narkotike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon akuzat ndaj kreut të qeverisë si përgjegjës për situatën e krijuar nga bimët narkotike. Në një deklaratë të shtunën Basha thotë se PD denoncoi futjen në Shqipëri të fares vietnameze të kanabisit, gjë që thotë Basha është mohuar nga qeveria. “Rama e mohoi, por Guardia di Finanza konfirmoi se 70 përqind e bimës ishte e tillë” theksohet në deklaratën e kreut të opozitës. “PD denoncoi ngjarjen në Shengjergj si vrasje për drogën, ndërsa qeveria” thotë Basha “e paraqit si vetvrasje”. PD denoncoi tre ditë më parë se në zonën e Tapizës trafikantët marrin gra e fëmijë, i çojnë për të punuar kanabisin. “Rama-Tahiri e mohuan, por dje janë ndaluar 5 vetë që i dërgonin gratë me furgona në Malësitë e Krujës për të punuar kanabisin. Kush thotë të vertetën për drogën? Ne që e denoncojmë çdo ditë me prova dhe fakte, apo Edi Rama që i fsheh dhe mohon për tu dhënë mbrojtje trafikantëve”, përfundon deklarata e kryetarit të PD Lulzim Basha.