KRYEFAQJA » LAJME » Basha këmbëngul: “Zgjidhjen e keni gati, Venecia jua ka propozuar, ne jemi gati, mbeteni të thoni ju vetëm po”
Basha akuzon Ramën se po ndez një hasmëri të re politike
Foto ilustruese

Basha këmbëngul: “Zgjidhjen e keni gati, Venecia jua ka propozuar, ne jemi gati, mbeteni të thoni ju vetëm po”

Opozita e djathtë shqiptare vazhdon të këmbënguli se moskapja politike e drejtësisë është kushti kryesor që ajo ka vendosur për miratimin e Reformës në Drejtësi. “Ne mbështesim reformën në drejtësi që do të pastrojë drejtësinë nga gjyqëtarët e korruptuar. Parakusht dhe i vetmi kusht për këtë do të mbetet moskapja e drejtësisë” tha kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklarim për shtyp pas takimit të dielën në mesditë me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Sipas zotit Basha “e vetmja pikë na ndan nga miratimi i draftit atë të zgjedhjes së organeve të rejave të drejtësisë”. “Qëndrimi ynë mbështetet në rekomandimet e Venecias në opinionin final të tij. Qëndrimi ynë është përqafimi i zgjedhjes së ofruar nga SHBA dhe BE, sa na takon ne e kemi thënë. Nëse pala tjetër nuk do ta kapë drejtësinë për ta vënë në shërbim të Shulazit dhe Habilajve, nëse duan një gjyqësor të pastër, pse nuk pranojnë zgjidhjen e ofruar nga Venecia” tha kreu i opozitës. “Zgjidhjen e keni gati, Venecia jua ka propozuar, ne jemi gati mbeteni të thoni ju vetëm po” u shpreh kreu i opozitës ndërsa paralajmëroi se në të kundërt “PD nuk do të jetë pjesë e këtij procesi dhe do ti kundërvihet atij procesi dhe me çdo forcë demokratike si një tentative për të varrosur republikën e rrënuar nga krimi dhe korrupsioni”.