KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Kryetari i Kuvendit do të jetë sërisht para sfidës
Basha: PD mbështet propozimet e ndërkombëtarëve

Basha: Kryetari i Kuvendit do të jetë sërisht para sfidës

PD më e madhja e opozitës nuk tërhiqet nga kerkesa për dorëheqjen e Kryetarit të kuvendit Ilir Meta dhe hetimin ndërkombetar për “Çështjen ÇEZ”. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kreu i kësaj partie Lulzim Basha tha se e kryetari i Kuvendit do të jetë sërisht para sfidës, mbi vërtesinë e vullnetit publik të shprehur për hetim ndërkombetar. Përkundër deklaratave të zotit Meta për komplot ndaj tij me synim destabilizimin e vendit, zoti Basha tha se “Destabiliteti shkaktohet pikerisht nga kjo shumicë qeverisëse që ka ngritur në sistem korrupsionin, ndërkohë që qytetarët po vuajnë masat represive që merret ndaj tyre”. Lideri i opozitës tha se do të vijojë turin e takimeve me qytetarët në mbarë vendin, ndërsa i ftoi ata të ngrihen në lartësinë që koha apelon, për të kthyer stabilitetin në vend. Zoti Basha edhe njëherë hodhi poshtë mundësinë e bashkëpunimit me dy forcat e tjera politike PPS dhe LSI. Javën e kaluar pas një debati disa orësh parlamenti shqiptar nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Demorkatike për të futur në punimet e tij me proçedurë të përshpejtuar projektligjin për hetimin ndërkombëtar të “Çështjes ÇEZ”. Por ajo çka tërhoqi vemendje në seancën e të enjtes, veç debateve mes kreut të parlamentit Meta dhe ish kryeministrit Berisha, ishte rezultati i votimit. Ai u fiksua në shifrat 54 vota kundër, 50 pro dhe 12 abstenim. Ra në sy votimi pro i një pjese të grupit parlamentar të LSI, përfshirë vetë zotin Meta. Por habia më e madhe ishte abstenimi i ish kryeministrit Berisha dhe i disa deputetëve demokratë. Nëse ata do të kishin mbështetur kërkesën e tyre me votë, rezultati do të ishte pozitiv për opozitën.