KRYEFAQJA » LAJME » Basha mesazh diasporës: Presion politikës që shqiptarët të mos braktisin vendin
Basha mesazh diasporës: Presion politikës që shqiptarët të mos braktisin vendin

Basha mesazh diasporës: Presion politikës që shqiptarët të mos braktisin vendin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka konfirmuar ftesën që organizatorët e Samitit të Parë të Diasporës i kanë drejtuar atij, por ndërkohë ka bërë të ditur mospraninë e  tij. Në një mesazh në rrjetin social Fejsbuk, zoti Basha është shprehur se do të kishte dashur të ndante nga afër mendimet me përfaqësuesit e diasporës, por sipas tij e vetmja mundësi që organizatorët e samitit i kanë dhënë është përshëndetja në mbrëmjen gala që qeveria ka planifikuar, ku ai e ka të pamundur pjesëmarrjen. Në mesazh drejtuar  samitit kreu i opozitës shprehet se braktisja e Shqipërisë është kërcënimi kryesor ndaj të ardhmes së vendit dhe të vetë kombit tonë. Sipas zotit Basha mbi 100 mijë shqiptarë kanë aplikuar për të disatën herë për të emigruar në SHBA. Kreu i opozitës shqiptare fton shqiptarët e diasporës për të këshilluar politikën, për të ushtruar trysni mbi të, në emër të vlerave që besojnë. E drejta e votës për emigrantët, lehtësimi i marrjes së shtetësisë së dyfishtë, përfaqësimi  i tyre në vendimmarrjet e rëndësishme politike, nxitja dhe mbrojtja e investimeve të diasporës, mbështetja shtetërore për arsimin, kulturën, artin dhe sportin në komunitetet e diasporës, janë disa nga prioritetet kryesore të projektit tim dhe të Partisë Demokratike për Diasporën, garantoi zoti Basha në mesazhin e tij.