KRYEFAQJA » LAJME » Basha-Meta, takimi mbi reformën në drejtësi

Basha-Meta, takimi mbi reformën në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur pozitivisht ftesës publike të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për një takim mes palëve. Takimi Meta-Basha zhvillohet sot në orën 11:00 në ambientet e Hotel Rogner, ndërsa do të bisedohet për reformën në drejtësi. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të shoqerohet nga Shefi i Kabinetit, Sokol Dervishaj, ndersa kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të shoqërohet nga deputeti Oerd Bylykbashi.