KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Miratimi i Rekomandimit 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias, është zgjidhja e ngërçit për miratimin e Reformës në Drejtësi
Basha: Rama presion gjykatave

Basha : Miratimi i Rekomandimit 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias, është zgjidhja e ngërçit për miratimin e Reformës në Drejtësi

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar sërish qëndrimin e palëkundur se pranimi nga maxhoranca i rekomandimit 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias, është zgjidhja e ngërçit për miratimin e Reformës në Drejtësi. Zoti Basha doli në konferencë për shtyp menjëherë pasi zoti Rama kishte deklaruar se miratimi i Reformës në Drejtësi, duhet të shembi nga themelet sistemin aktual. “Edi Ramës i pëlqejnë fjalët e mëdha dhe shprehjet bombastike, por në fakt ajo që i mbetet njeriut, jo vetëm në politikë, nuk janë fjalët, janë veprat” tha ndër të tjerat kreu i opozitës. “Çfarë i ofroi Shqipërinë në këto tre vite kjo mazhorancë në muzgun e saj, me eksod masiv, me krimin në fron, në Parlament, në Bashki” tha zoti Basha duke radhitur më tej akuzat e njohura të opozitës kundër maxhorancës për korrupsion. “Atëherë më thoni: cili do të jetë modeli i Ramës për drejtësinë? Çfarë modeli ka ndërmend për drejtësinë? Model që do ta ndihmoj, do ta ushqej dhe do ta mbaj të paprekur modelin e tij të qeverisjes” pyeti zoti Basha. “Unë si kryetar i opozitës kam marrë përgjegjësinë time për një reformë në drejtësi që nuk mbron, por lufton krimin dhe korrupsionin. Unë, kryetari opozitës i denoncoj ditë për ditë këto afera me fakte” shtoi ai. Zoti Basha ndërkaq këmbënguli se miratimi i Rekomandimit 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias, është zgjidhja e ngërçit për miratimin e Reformës në Drejtësi. “Një model tjetër i zgjedhjes ka të bëjë me krijimin e dy listave alternative të kandidatëve- një nga koalicioni qeverisës dhe një tjetër nga opozita. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të rendisë kandidatët dhe do t’i dërgojë të dyja listat në Parlament, i cili më pas do të zgjedhë tre kandidatë nga “lista e shumicës” dhe dy nga”lista e opozitës”, në të dyja rastet me shumicën e cilësuar me 3/5-at” citoi zoti Basha rekomandimin që sipas tij nuk i pëlqen kreyministrit Rama.