KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Ndryshimet në qeveri? Shqiptarët presin largimin e Ramës!
Basha: Ndryshimet e Ramës në qeveri arnime korruptive

Basha: Ndryshimet në qeveri? Shqiptarët presin largimin e Ramës!

Zhvillimet e papritura brenda mazhorancës së majtë gjatë orë të fundit, janë komentuar edhe nga opozita e djathtë. Kreu i saj Lulzim Basha tha se për të nuk ka ndryshime në qeveri. “Ndryshimi në qeveri që presin shqitarët është largimi i përgjegjësit kryesor për këtë depresion ekonomik, shoqëror dhe psikologjik. Pa largimin e shkaktarit kryesor të tjerat janë rrahje uji ne havan” tha zoti Basha pas një takimi në nivel të lartë në selinë e PD ku u diskutua platforma e re ekonomike e kësaj partie. “Shqiptarët nuk kanë bukë për t’iu dhënë fëmijëvë në darkë, nuk kanë para për tu blerë librat e shkollës, janë në depresion për të paguar faturat e energjisë…” shtoi ai.
Kreu i PD tha se qëllimi i aksionit opozitar është është nxjerrja e vendit nga depresioni, nga kriza ekonomike ku e ka zhytur qeverisja aktuale. “Pjesë të programit po konsultohen me qytetarët. Siç është çështja e nivelit të taksave, ku PD propozon taksën e sheshtë me nivelit më të ulët në Ballkan prej 9 për qind, siç është paketa për biznesin e vogël ku parashikohet vendosja e pullës fiskale me vlerë 10-50 mijë lekë të reja për bizneset në varësi të xhiros nga 2-12 milion lekë të reja” dha më shumë hollësi zoti Basha.
Ai ironizoi edhe deklarat e kryeministrit Rama se gjatë vitit 2016 nuk do të ketë rritje taksash. “Pasi foli për suksese imagjinare sërish nuk ka dhënë përgjigje pse i mungojnë 35 milion dollarë nga plani i shtatorit? Vetëm nga doganat për tetorin mungojnë dhjetra miliona euro të tjera apo dollarë, presim të zbardhen shifrat. Ku janë këto para? Në kulmin e aksionit kundër informalitetit qeverisë i mungojnë më shumë se 1 milion dollarë në ditë…” tha kreu i opozitës Lulzim Basha. Ai akuzoi qeverinë se po vjedhin para nga xhepat e shqiptarëve, në vend që të shkonin për  investime, rritje rrogash e pensione.