KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Bruksel, opozita pro reformës në drejtësi
Basha në Bruksel, opozita pro reformës në drejtësi

Basha në Bruksel, opozita pro reformës në drejtësi

Reforma në Drejtësi duhet të ketë në fokus goditjen e krimit dhe korrupsionit vecanërisht në nivele të larta dhe jo marrjen e tij në mbrojtje. Me këtë argument Basha kërkoi në Bruksel në takimet e zhvilluara me personalitete të larta të BE-së dhe Partive Popullore Europiane, mbështetje për implementimin e kësaj reforme jetike për Shqipërinë. Basha garantoi vullnetin e opozitës pro reformës, bazuar në rekomandimet e Venecias. Në këto takime Basha tha se ka marrë mbështetje edhe për monitorimin e procesit zgjedhor.Sipas Kryedemokratit kjo qeveri është asgjësuese e institucionit të votes së lirë, ndërkohë sipas tij negociatat e Shqipërisë nuk mund të hapen pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha tha se mori mbështetje për monitorimin e ligjit të dekriminalizimit , ndërsa deklaroi se beson në largimin e të inkriminuarve nga postet publike dhe pushteti vendor, me hyrjen në fuqi të ligjit.