KRYEFAQJA » LAJME » Basha: “Ne do të rikthejmë sigurinë publike në vend”
Ne do të rikthejmë sigurinë publike në vend.

Basha: “Ne do të rikthejmë sigurinë publike në vend”

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vjedhjen e një banke në Vlorë mesditën e së hënës. Në një deklaratë të tij zoti Basha duke sjellë në vemendje disa ngjarje të rënda të kohëve të fundit, konkludon se “Qytetari nuk ka më se ku të besojë. Ligji ka rënë, rendi e siguria publike po e po”.
Kreu i opozitës premton se me ardhjen e PD në pushtet “Ne do të rikthejmë ligjin dhe forcën e ndëshkimit. Do të shtypim pa hezitim krimin e çdo përçapje të tij. Ne do të rikthejmë sigurinë publike në vend. Grabitësit në rrugë e grabitësit në zyra, do të kenë të njëjtin fat. Do bashkohen aty ku ligji dhe drejtësia e pakapur u rezervon vendin” shprehet në deklaratën e tij kreu i PD Lulzim Basha.