KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: “Në dy vite, qeveria ka vjedhur 2.2 miliard euro”
basha denoncime ekonomi vjedhje 2.2 miliard euro

Basha: “Në dy vite, qeveria ka vjedhur 2.2 miliard euro”

Per Lulzim Bashen, shkaktare e krizes ekonomike ne vend eshte vjedhja e taksave te shqiptareve dhe korrupsioni ne tenderat dhe koncensionet nga Qeveria. Nga kalkulimet e Krydemokratit, rezultojne te vjedhura ne dy vite 2.2 miliard euro te Shqiptareve. Nderkohe qe tenderat, te zhvilluara kryesisht ne shkelje te ligjit dhe prokurim te drejtperdrejt, kane patur perfitues 11 kompani, afer Qeverise, te cilet Basha i shpalli si kombetarja e Korrupsionit ne vend.

Per Bashen, taksat e larta qe iu merren shqiptareve nuk jane perdorur per investime, rritje pagash apo pensionesh, pasi destinacioni jane xhepat e pushtetareve. “Perkundrejt varferise se qytetareve”, tha Kryedemokrati, “eshte pandjeshmeria e qeveritareve qe i japin vetes privilegjin te shpenzojne per ti bere luksoze zyrat, orendite apo automjetet”.

Basha tha se zgjidhje e situates eshte projekti ekonomik i demoktateve, qe parashikon taksim te ndershem dhe uljen e taksave. Basha ne kete komunikim me mediat u fokusua vetem tek ajo qe e cilesoi skaneri i korrupsionit qeveritar, duke shmangur komentet per ceshtje te tjera sikunder eshet reforma ne drejtesi. Per kete u mjaftua duke thene se ka nisur me arrestimin e Shullazit. Nderkohe me heret, Basha zhvilloi takim me ambsadorin e shteteve te Bashkuata te Amerikes ne Tirane Donald Lu, nje takim qe erdhi pas vendimit te opozites per te bojkotuar parlamentit ne shenje proteste per vendimin e padrejte te marre sipas saj, nga byroja parlamentare, per perjashtimin e Berishes 10 dite nga punimet e parlamentit, vendim qe kushtezon edhe pjesemarrjen e opozites ne komisionin e reformes ne drejtesi