KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Elbasan:Ulja e taksave do të sjell më shumë para për biznesin,për qytetarët,për konsum
Lulzim-Basha-ne-Elbasan

Basha në Elbasan:Ulja e taksave do të sjell më shumë para për biznesin,për qytetarët,për konsum

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha është takuar me banorë dhe tregtarë të Elbasanit. Kushtet ekonomike ,varfëria, papunësia, rritja e çmimeve ishin disa nga shqetësimet të cilat banorët i ndanë me kryetarin e opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike u ndal dhe në dy biznese të mëdha të Elbasanit, prodhues tubash plastik dhe përpunim të drurit. Zbatimi i platformës fiskale e parashikuar nga partia demokratike do të sjellë shtim të numrit të të punësuarve dhe rritje të pagave për punonjësit u shpreh Basha në këto takime.