KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Fier: PD synon zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokraci dhe ekonomi europiane
Basha ne fier

Basha në Fier: PD synon zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokraci dhe ekonomi europiane

Kreu i opozitës Lulzim Basha për të dytën ditë me rradhë po qëndon në Fier, një bastion i njohur i së majtës, por që ai synon të gjejë një mbështetje të fortë. Zoti Basha tha se opozita po syonon mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa me  programin e saj synon t’i japë Fierit dhe Shqipërisë demokracinë dhe ekonominë europiane. Ai akuzoi qeverinë Rama se “…ka vjedhur në një vit 1.2 miliardë dollarë. Imagjinoni se çfarë mund të bëhej me 1.2 miliarde dollarë në të gjithë Shqipërinë? Janë 6 vjet fatura energjie të të gjithë Shqipërisë. Do të zgjidhej problemi i ujitjes dhe i kullimit ne të gjithë Shqipërinë. Synimi ynë është që në vitin e parë në qeverisje ne të jemi me 150 milionë euro me buxhet për bujqësinë, për të subvencionuar bujqësinë” tha zoti Basha. Ai e cilësoi cinike dhe tallëse vlerësimin e kryeministrit Rama doganat dhe tatimet, që sipas tij etëm në një vit sollën një gropë prej 400 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit. “Ato 400 milionë dollarë që nuk mbërritën në buxhet në fakt diku kanë mbërritur apo jo?! Se di janë nisur për në Panama apo diku tjetër, por në kontot e pushtetarëve shqiptarë kanë mbërritur” e aktualizoi zoti Basha deklaratën e tij. “Të falënderosh doganat dhe tatimet është njësoj si të falënderosh Ilir Beqën që po na shton ditët me shëndetësinë falas dhe të reformuar, kur në spitalin e Fierit e në urgjencat e Fierit nuk ka jod, nuk ka garza” tha ndër të tjera kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha.