KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Gjirokastër, paraqit platformën e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
lulzim basha ne gjirokaster platforma ekonomike pd tregtare energji elektrike

Basha në Gjirokastër, paraqit platformën e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Platforma e Partisë demokratike është paraqitur nga kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha në qarkun e Gjirokastrës. Si prioritet parësor i kësaj platforme theksoi Basha gjatë një takimi me anëtarë të Forumit Rinor Demokrat në Gjirokastër, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pjesë e platformës së partisë demokratike dedikuar bujqësisë është diskutuar gjatë një takimi që lideri demokrat Basha zhvilloi me banorët e fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë.

Në takimin me banorë të Libohovës lideri i opozitës Lulzim Basha prezantoi platformën sociale. “Për mbështetjen së invalidëve u shpreh Basha ne kemi përgatitur një paketë që do të rimbursojë tërësisht çdo medikament dhe do të bëjë të mundur që pagesa e invaliditetit të kthehet thjesht dhe vetëm në një mbështetje për jetën e përditshme.”