KRYEFAQJA » LAJME » Basha ne Itali, PD-ja ka gati platformën që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme
Basha ne Itali, PD-ja ka gati platformën që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

Basha ne Itali, PD-ja ka gati platformën që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i Partisë Demokratike është takuar me drejtues të lartë të Senatit, Dhomës së Deputetëve dhe me zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë. Në këto takime Basha tha se zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është ekzistenciale për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe shtetit ligjor. Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme, Basha tha se Partia Demokratike ka gati platformën që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke e konsideruar një betejë të vështirë për shkak se kjo mazhorancë sipas Bashës kërkon të asgjësoje votën e lirë, Basha kërkoi edhe ndihmën e Italisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe ndershme në Shqipëri.