KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Lushnje, nisin përgatitjet për protestat
Basha në Lushnje, nisin përgatitjet për protestat

Basha në Lushnje, nisin përgatitjet për protestat

Lulzim Basha, kryetari i PD, më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri, ka nisur turin e takimeve me qytetarët shqiptarë, për të përgatitur protestat e paralajmëruar të opozitës kundër qeverisë. Takimin e parë zoti Basha e ka nisur nga Lushnja. Ai u takua me një grup qytetarësh dhe përkrahës të opozitës, me të cilët ka diskutuar mbi problemet që i shqetësojnë çdo ditë. Zoti Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, duke i cilësuar si përgjegjësit kryesorë për korrupsionin e lartë dhe varfërinë e thellë në vend. Përkundër disa insinuatave në mediat shqiptare për tentativa bashkëpunimi me segmente të qeverisë zoti Basha tha se PD nuk do të pranojë asnjë pazar politik. “Dua tju them se opozita dhe PD nuk janë në shitje, nuk janë në Pazar. Se Lulzim Basha aleancën e ka me shqiptarët. Hallet tuaja, problemet janë arsyeja e ekzistencës së opozitës. Kurrë Pazar me Edi Ramën apo Ilir Metën!” tha zoti Basha. Kreun i opozitës tha se Partia Demokratike e ka gati ofertën e saj për rimëkëmbjen ekonomike, ofertë që do ti prezantohet cdo qytetari në të gjithë Shqipërinë.