KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Përmet : PD pranë njerëzve, të zgjidhim hallet e tyre

Basha në Përmet : PD pranë njerëzve, të zgjidhim hallet e tyre

Bindjen e tij se ndërtimin e një Shqipërie për të gjithë shqiptarët PD duhet ta filloje nga vetja kreu demokrat Lulzim Basha ua përcolli si porosi edhe demokratëve të Përmetit. Në takimin me anëtarësinë e kësaj dege, zoti Basha insitoi në kërkesën për hapje të partisë ndaj njerëzve me vlera dhe qëndrim pranë njerëzve në nevojë.

“Cila është përgjigjia jonë si demokrat? Përgjigjia është të ndërtojmë një shqipëri të mundësive për të gjithë. A ka fushatë më besnike dhe më të vërtetë ndaj interesave të qytetarëve sesa kur i pyet se si i kanë hallet, dhe kur partia i ka të evidentuara këto halle jo si teori por si rast pas rasti. Njerëzit me reputacion që duan të bashkohen me ne nuk duhet të shikohen si kërcënim se nuk vijnë të marrin po vijnë të japin, vijnë të shpërndajnë me ne shpresën për një shqipëri ndryshe nesër. Ndaj te kjo porosi dua të insistoj fort sot. Hapeni partinë, hapeni partinë ndaj njerëzve që duan të bashkohen që të japin kontributin e tyre” tha zoti Basha.

Për Bashën realiteti që duhet ndryshuar është ai që preket sot kudo.

Kreu demokrat premtoi subvencione për çdo fermer në bazë të prodhimit, për çka në programin ekonomik të PD-së janë llogaritur , për vitin e parë të prodhimit , në vitin e parë 100 milionë euro në dispozicion vetëm për subvencione dhe 50 milionë të tjera për infrastrukturën.