KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Pogradec: Tokat shtetërore do t’u jepen me prioritet fermerëve
basha-620x330

Basha në Pogradec: Tokat shtetërore do t’u jepen me prioritet fermerëve

Anullimi i koncensioneve të dhëna për tokat bujqësore në zona të ndryshme të vendit është një prej prioriteteve të platformës së demokratëve për bujqësinë dhe këtë kreu i PD-së Lulzim Basha, ua bëri të njohur edhe fermerëve në fshatrat Zagorçan dhe Baçallëk të Porgradecit. Në bashkëbisedimin me ta, kreu demokrat premtoi mbështetje financiare për familjen e çdo fermeri.
“Vitin tonë të parë në qeverinë e ardhshme do të ketë 100 milionë dollarë subvencione për 200 mijë familje fermerë në të gjithë Shqipërinë. Që do të thotë se do të shkojë paraja siç bëhet ujitja me pikim, ashtu do të vijë subvencioni edhe në çdo familje fermere. Nuk do t’iu kërkojnë as NIPT, as sigurime”, u shpreh Basha. Ndërsa në takimin me banorët e fshatit Beragozhdë, ku pak muaj më parë 30 persona u plagosën nga shpërthimi i një bombule gazi, Basha premtoi se qeveria e drejtuar prej tij, përmes një vendimi të posaçëm qeverie, do t’u japë kemp lënduarve.
Me tej ne takimin me të rinjtë e Pogradecit, Basha nënvizoi garantimin e votës së lirë si betejen më të rëndësishme të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.