KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha në takimin me shefen e FMN-së
basha, lulzim basha, shefe e fmn-se , fondi monetar nderkombetar

Basha në takimin me shefen e FMN-së

Në drekën e punës me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Kryedemokrati Basha shprehu shqetësim për situatën e rëndë ekonomike,me shkak kryesor sipas tij, nivelin e lartë të korrupsionit. Basha tha se e djathta në pushtet do të anullojë konçensionet korruptive të shumicës aktuale, të cilën e konsideroi në ikje. Duke theksuar se biseda u fokusua edhe tek e ardhmja e vendit, Basha tha se prezanatoi projektin demokrat të daljes së vendit sipas tij nga kriza ekonomike, që bazohet tek klima miqësore ndaj biznesit si gjerenerues punësimi dhe ulja e taksave.