KRYEFAQJA » LAJME » Basha në Vorë, inspekton përmbytjet
basha, vore, inspektimet, permbytjet

Basha në Vorë, inspekton përmbytjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndoqi nga afër situatën e krijuar nga përmbytja në banesa dhe biznese në zonën e Vorës. Mungesa e investime në kanale kulluese dhe investimet fasadë janë shkaktarët e kësaj situate, theksuan fermerët ndërsa bënë të ditur se të gjithë mundin e tyre e mori përmbytja.

Banorët ankohen më së shumti për dëmet që moti i keq ka shkaktuar në tokat e mbjella. Vora u prek dy ditë më parë nga rreshjet e shumta të shiut ,ku uji ka marrë përpara edhe ndarëset e autostradës duke sjellë bllokimin e saj.