KRYEFAQJA » LAJME » Basha, nesër fakte të reja për abuzimin e qeverisë
Basha: "Zgjedhje te lira dhe të ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër"

Basha, nesër fakte të reja për abuzimin e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike përmes një deklarate thekson se Ekonomia e vendit është në krizë dhe se borxhi është në shifra alarmante. Mesatarisht 2 mln leke për familje u janë vjedhur shqiptarëve në vitin 2015-të, thekson ai , duke shtuar se 91.6 milion dollarë të shqiptarëve janë shpenzuar vetëm për zyra, makina, bileta avionesh. Me këto para nënvizon Basha do ishin hapur 12 mijë vende punë në vit ,me paga 500 dollarë në muaj, ose do ju ishte paguar ndihmë e plotë ekonomike 94 mijë familjeve në nevoje, ose do ishin ndërtuar 38 shkolla të reja. Sa i perket investimeve të huaja, tenderave dhe koncesioneve, Basha paralajmëron nxjerrjen e fakteve të reja të abuzimit në një dalje për mediat ditën e nesërme.