KRYEFAQJA » LAJME » Basha nga Kukësi: Protesta masive dhe mosbindje civile!
Basha nga Kukësi: Protesta masive dhe mosbindje civile!

Basha nga Kukësi: Protesta masive dhe mosbindje civile!

Në Shqipëri opozita po shkon drejt radikalizimit të qëndrimeve të saj, si një kundërshtim ndaj qeverisë Rama e cila sipas opozitës është përgjegjëse për situatën në vend. Nga qyteti i Kukësit, ndër më të varferit në vend dhe mjaftë i prekur nga emigracioni muajt e fundit, kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta masive dhe akte te mos bindjes civile. Në takimin me banorët zoti Basha u shpreh për krijimin e një fryme në mbarë vendin, për të ndalur të keqen dhe për ti hapur rrugë progresit në vend.
Kreu i opozitës vendosi përballë modelin ekonomik aktual me ate të hartuar nga opozita. Sipas tij qeveria Rama e ka çuar ekonominë në krizë me taksat e larta dhe korrupsionin gallopant. Zoti Basha tha se nëse qytetarët do të votëbesojnë si mazhorancë të djathtën në zgjedhjet e ardhshme që mund të jenë të parakohshme, mbështetja për bisnesin si gjenerator punësimi do të jetë parësore. Ne garantojmë konkurence të ndershme dhe liri ekonomike, tha zoti Basha.