KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Ngjarja e Vlorës , tjetër rast i krimit të veshur me pushtet!
PD nuk pranon variantin e qeverisë për BKH

Basha: Ngjarja e Vlorës , tjetër rast i krimit të veshur me pushtet!

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha hodhi poshtë deklaratat e policisë shqiptare për sukses në një operacion të përbashkët me policinë italiane pë trafikun e drogës të zhvilluar në Vlorë. “Me avionin sot u zbulua edhe një rast tjetër i krimit të veshur me pushtet. Në krye të trafikut qëndronte shefi i personelit të policisë Vlorë, i larguar në vitin 2007 si i dyshuar me lidhjet e trafikut. Pas tij qëndrojnë pushtetarë të tjerë” reagoi zoti Basha me anë të një deklarate. Kreu i opozitës rikujtoi denoncimet e PD, por edhe të qytetarëve, për trafikun e drogës me avionë që një vit më parë që kulmuan me ngjarjen e Divjakës. “Së bashku me qytetarët denoncuam këtë skemë mafioze. Përgjigjja e Ramës dhe Metës ishte tallja me shqiptarët duke i quajtuar avionët mushkonja. Ra avioni me drogë në Divjakë, por jo qeveria” tha zoti Basha. “Çfarë po bën qeveria. Është në lufte me besimtarët, qytetarët, në luftë me azilkërkuesit, në luftë me shumicën e shoqërisë. Kanë paqe e bashkëpunim me kriminelët e janë përfitues nga të korruptuarit. Burrat e gratë nuk mund të mbajnë një qeveri që u ka shpallur luftë qytetarëve. Ne kemi një plan për shpëtimin e vendit, bashkë do t’ia dalim” përfundon deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha.