KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Nuk jemi kundër shtyrjes së zgjedhjeve, nëse kjo i duhet qeverisë teknike

Basha: Nuk jemi kundër shtyrjes së zgjedhjeve, nëse kjo i duhet qeverisë teknike

I pyetur nga gazetarët nëse Partia Demokratike po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ultimatimi i partisë që ai drejton është vetëm qeveria teknike, por ndërkohë la hapur mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve nëse kjo nevojitet në mënyrë që qeveria teknike të garantoje standartet për mbarëvajtjen e tyre. Duke iu referuar raportit të fundit të departamentit amerikan të shtetit, Kryedemokrati Basha u shpreh se përshkrimi i situates së Shqipërisë në raport është një mesazh i qartë politik për qeverinë e kryeministrit Rama. Ndërkohë, gjatë një takimi me ish të përndjekur në çadren e protestës së opozitës, Basha u shpreh kategorikisht kundër emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, ndërsa deklaroi se demokratët nuk do të lejojnë që Xhafaj të kaloje pragun e ministrisë së brendshme, përveçse duke kaluar mbi trupat e tyre.

“Ka vendosur t’i propozojë shqiptarëve për ministër të Brendshëm, një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës së Enver Hoxhës, një njeri që ka torturuar me duart e tij djem dhe vajza të Krujës.. Të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë” tha Basha. Duke i bërë thirrje Xhafajt të tërhiqet nga aventura që ka nisur, Basha u zotua se ai nuk do të jetë për asnjë minutë ministër i brendshëm i shqiptarëve.