KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Nuk kam paraqitur kushte të reja
Basha : Nuk kam paraqitur kushte të reja

Basha : Nuk kam paraqitur kushte të reja

Kreu i PD Lulzim Basha hodhi të enjten poshtë deklaratat se ai kishte paraqitur kushte të reja për miratimin e Reformës në Drejtësi, duke e konsideruar “mashtrim të turpshëm”. Vetëm pak minuta para se të mblidhej Byroja Parlamentare, ai tha se ishte PS që kishte shkelur marrëveshjen duke mos dhënë dakordësi për miratimin e katër institucioneve të drejtësisë sipas një fomule të vetme . Zoti Basha tha se PD ishte e gatshme të votonte në parlament reformën nëse maxhoranca pranonte propozimet e miratuara më parë bashkarisht.