KRYEFAQJA » LAJME » Basha OSBE-ODIHR-it: Duhet qeveri teknike!
Basha OSBE-ODIHR-it: Duhet qeveri teknike!

Basha OSBE-ODIHR-it: Duhet qeveri teknike!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar të mërkurën një takim me përfaqësues të misionit të OSBE-ODIHR-it. Zoti Basha tha se zgjedhjet janë në rrezik nga krimi, paratë e drogës dhe moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit nga Qeveria. Sipas zoti Basha KQZ ka treguar anshmëri, duke i bërë rezistence ligjit të dekriminalizimit, në mbrojtje të hapur të interesave të kryeministrit Rama. Kreu i PD shprehu shqetësimin se edhe Kolegji Zgjedhor është një institucion nën presion për shkak të kërcënimeve që Qeveria i bën gjyqësorit. Sipas tij në këto kushte e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira  është që ato të mbahen nga një qeveri teknike, e cila do të fokusohet në zbatimin e dekriminalizimit,  luftën kundër drogës, krimit, dhe parave të trafikut të paligjshëm. Po të mërkurën zoti Basha ka kaluar disa orë në një drekë me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu.