KRYEFAQJA » LAJME » Basha paralajmëron : Do djegim mandatet po trafikuat votat!
Basha : Ekonomia në krizë, vepra e vertetë e keqeverisjes së Edi Ramës

Basha paralajmëron : Do djegim mandatet po trafikuat votat!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar djegien e mandateve nga deputetët e saj, pasi maxhoranca dërgoi në parlament për miratimin draftit me ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Zoti Basha doli të shtunën në mesditë në një konferencë për shtyp, 24 orë pasi u mësua se të paktën 38 deputetë të maxhorancës kishin firmosur kërkesën për të përfshirë diskutimin dhe miratimin e paketës me ndryshimet kushtetuese në procedurë parlamentare.
Kreu i PD e quajti këtë veprim të njëanshëm dhe akuzoi kryeministrin Rama se po bën çmos që të kapë drejtësinë. “Dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe nje pershkallezim i krizes dhe tensionit shoqëror ne vend” tha zoti Basha. “I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3 vjecar, Edi Rama kërkon kapjen me çdo kusht të drejtësisë për të garantuar paprekshmerinë e tij dhe të bandës që e rrethon. Kjo manovër do dështojë me turp” shtoi ai. Zoti Basha paralajmëroi se “Çdo tentativë për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar, do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare, si hapi i parë drejt përvëlimit të parlamentit ilegjitim që do të jetë edhe përgjigjia e merituar e popullit ndaj një qeverie që i hap atij luftë, me çdo mjet që siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit”. Kreu i PD Lulzim Basha përsëriti se “Rruga e vetme për një Reformë në Drejtësi që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias”.