KRYEFAQJA » LAJME » Basha paralajmëron: “Do ngrihemi i madh e i vogël, sovranit i ka ardhur ora ta heqë këtë zgjedhë nga qafa”
Basha paralajmëron: "Do ngrihemi i madh e i vogël, sovranit i ka ardhur ora ta heqë këtë zgjedhë nga qafa”

Basha paralajmëron: “Do ngrihemi i madh e i vogël, sovranit i ka ardhur ora ta heqë këtë zgjedhë nga qafa”

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, ka paralajmëruar protesta për rrëzimin e qeverisë, pas ngjarjeve të mesnatës së kaluar në Laç, ku nga përdorimi i armëve 7 persona u plagosën, ndërsa policia arrestoi në flagrancë deputetin socialist Armando Prenga. “Armët i shkrehu një bandit deputet, autori dhe përgjegjësi është kryeministri i vendit” vlerësonte në deklaratën e tij zoti Basha. “Nuk do ishim në këtë situatë nëse Rama nuk do ta kishte kërkuar dhe s’do ta kishte bërë deputet Prengën pikërisht për këto cilësi që ka. Nuk do ishim në këtë situatë të rënies së shtetit, ku krimineli bën ligjin, nëse Rama nuk do kishte shpërblyer me lagunën e Patokut. Merret gangsteri bëhet deputet, i jepet më shumë pushtet dhe pasuri publike dhe ligji nuk vepron me të” shtoi më tej kreu i opozitës. Zoti Basha akuzoi policinë dhe shtetin se “bënë gjithçka për të qenë në anën e tij”. “Nuk ka më shtet nuk ka më standarde. Edi Rama nuk na ka lënë zgjidhje tjetër përveçse të ngrihemi në këmbë. Do ngrihemi i madh e i vogël, sovranit i ka ardhur ora ta heqë këtë zgjedhë nga qafa” deklaroi kreu i opozitës Lulzim Basha.