KRYEFAQJA » LAJME » Basha paralajmëron nisjen e protestave: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja!
Basha paralajmëron nisjen e protestave: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja!

Basha paralajmëron nisjen e protestave: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja!

Partia Demokratike e opozitës ka hedhur një hap të ri radikal në aksionin e saj opozitar. Ndërsa në parlament pritej të niste debati parlamentar për buxhetin e shtetit 2016 dhe paketën fiskale përkatëse, demokratë njoftuan nisjen e protestës pa kthim për largimin e qeverisë Rama. Kreu demokrat Lulzim Basha tha të enjten para grupit parlamentar demokrat se kjo protestë do të nisi më 8 dhjetor në sheshin “Skënderbej”. “Zgjidhja është krijimi i një qeveri teknike që do të përgatisë reformën zgjedhore, do të implementojë ligjin e dekriminalizimit dhe do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja” shkoi më tej zoti Basha. “Nuk duam thjesht të largohen këta e të vijmë ne. Duam një zgjidhje për Shqipërinë në mes të së keqes që e ka mbërthyer . Kush do të vijë le ta vendosë populli me votë” tha kreu i PD. “Më 8 nis përballja popullore pa kthim për largimin e qeverisë së katastrofës kombëtare. PD do i paraprijë kësaj përballjeje” shtoimë tej Basha.
Lidhur me punimet e parlamentit, zoti Basha deklaroi votën kundër ndryshimeve në Kodin Penal që parashikon dënimin me burg. Ai ndërkohë paralajmëroi dhe rrëzimin nga maxhoranca të hetimit ndërkombëtar për marrëveshjen e CEZ. “Sot është moment sprove për Ramën e Metën. Ata kanë marrë hapa për të mbyllur gropën e madhe që kanë hapur me aferën CEZ, 600 milionë euro. Nga njëra anë do votojnë të mbyllin hetimin për veten e tyre dhe do të votojnë burgun për qytetarin që nuk merr kuponin për një kile kripë. Kjo është dyfytërësia, dhe padrejtësia. Do kundështojmë këtë ligj terrori në sipërmarrje” u shpreh lideri demokrat.