KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha paraqet alternativën ekonomike të PD
Basha: Vendi përparon me zgjedhje të lira dhe të ndershme

Basha paraqet alternativën ekonomike të PD

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, ka paraqitur atë që ai e ka quajtur “rimëkëmbje e  ekonomisë shqiptare pas goditjes që i dha kriza ekonomise dhe rrëzimit dhe groposjes që i bëri qeveria shqiptare ”. Zoti Basha ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik me temë “Biznesi dhe harmonizimi i taksave në BE”, organizuar të enjten në Tiranë. Sipas tij “Partia Demokratike ka platformën e saj, kryefjala e së cilës është mbështetja e qytetarit, fermerit, sipërmarrësit pa dallim dhe sa më shumë hapësirë, më shumë mundësi për ta, sepse ata janë pjese e ekonomise”. “PD ka një alternativë zhvillimi, një projekt që ka për qëllim rritjen ekonomike që garanton punësimin dhe mirëqenien për të gjithë shqiptarët, pasi vendos në qender qytetarin dhe iniciativen e tij të lirë. Ky projekt ka në qendër lirinë ekonomike, çliron ekonominë nga pengesat, garanton konkurueshmërine, krijimin e shanseve për punësim, paga më të mira etj” tha kreu i opozitës Lulzim Basha.