KRYEFAQJA » LAJME » Basha: PD do të vazhdojë të mbrojë kushtetutën
Basha: Qeveria në ditët e fundit

Basha: PD do të vazhdojë të mbrojë kushtetutën

Edhe pse nismat ligjore të opozitës së djathtë për çështjen e dekriminalizimit dhe komisioneve hetimore nuk kanë marrë mbështetjen e shumicës së majtë në komisionet parlamentare, opozita ka vendosur të mos tërhiqet. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat të zhvilluar me dyer të mbyllura të mërkurën, demokratët vendosën që seancën e së enjtes, propozimet e tyre të bëhen pjesë e diskutimit për këto projekte. “E nesërmja është një rast tjetër për t’i dhënë fund dhunimit kaq të hapur dhe flagrant të rendit kushtetues dhe për ta rikthyer vendin formalisht në kushtet e kushtetutshmërisë dhe jo të xhunglës. Në kushtet e xhunglës bëhet gjithçka” deklaroi në fund të mbledhjes kreu demokrat Lulzim Basha.
Por pavarësisht se opozita është përgatitur të jetë aktive seancën e së enjtes, kjo nuk do të thotë se ajo ka ndryshuar qëndrimin përsa i takon takon marrëdhëieve të kushtezuara me kuvendin, të kushtëzuara sipas saj nga çështja e mandatetve të deputetëve të shumicës Leskaj dhe Suli. Për kreun e PD Lulzim Basha, rendi kushtetues është i dhunuar, dhe për sa kohë nuk ka reflektim nga ana e shumicës, nuk do të ketë ndryshim qëndrimi për marrëdhëniet me parlamentin, apo për t’u bërë pjesë e Reformës në Drejtësi.