KRYEFAQJA » LAJME » Basha: PD është gati që nesër të bashkojë votat, por ndasitë politike do të vazhdojnë
Basha : Nuk kam paraqitur kushte të reja

Basha: PD është gati që nesër të bashkojë votat, por ndasitë politike do të vazhdojnë

Kreu i PD Lulzim Basha shpalli si fitore të opozitës dhe deklaroi votën pro Reformës në Drejtësi, pasi sipas tij u plotësuan dy kushtet e fundit të kërkuara prej saj. “Jam për të ndarë lajmin e mirë” tha në një dalje urgjente për mediat, zoti Basha. “Është rënë dakord që roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimmarrja i mbetet institucioneve kombëtare. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të përjashtohet nga konkurimi mbi bazën e opinioneve, por vetëm mbi fakte sipas ligjit, sqaroi ai rreth dy çështjeve të mbetura  pezull. “Konkludimi i këtyre çështjeve është dhe konkludimi me sukses i betejës së PD-së për draftin” tha i kënaqur, por dhe me emocion zoti Basha.
“Jam këtu për tu treguar se PD është gati që nesër të bashkojë votat për draftin hibrid të miratuar mbrëmjen në darkë me dy çështjet e dakorduara me Hahn” deklaroi kreu i PD Basha. “Beteja ja vlejti”, tha ai ndërsa paralajmëroi se “Ndasitë politike do të vazhdojnë të ekzistojnë. Problemet e mëdha që na ndajnë ne me qeverinë nuk mund të mbulohen nga asnjë akt politik, por në emër të çdo shqiptari, në emër të gjeneratave që dhanë dhe luftuan për një drejtësi të pavarur dhe një Shqipëri demokratike dhe për fëmijët” tha kreu i opozitës Lulzim Basha.