KRYEFAQJA » LAJME » Basha: PD mbështet propozimet e ndërkombëtarëve
Basha: PD mbështet propozimet e ndërkombëtarëve

Basha: PD mbështet propozimet e ndërkombëtarëve

Kreu i PD të opozitës Lulzim Basha, ka këmbëngulur se partia e tij mbështet propozimet e ndërkombëtarëve për reformën dhe po synon ta çojë atë drejt përfundimit. Ppas një mbledhjeje të zhvilluar në mesditë në selinë e PD, zoti Basha tha se ajo ishte “Një mbledhje jo për të rrëzuar, por për të çuar drejt përfundimit pjesën kushtetuese të reformës”. “Mbledhja ka përfunduar me mbështetjen unike të propozimit, që ka në thelb rekomandimet e Komisionit të Venecias” tha ai. Duke argumentuar propozimet që tashmë janë bër publike, zoti Basha tha se “jo se PD nuk ka besim tek faktori ndërkombëtar, sepse në ditën e parë kemi thënë se s’ka votë pa monitorimin e tyre dhe ne mbështesim kompetencat më të gjëra të këtij misioni, po jo në suazën kushtetuese”.
Duke komentuar deklaratat e zoti Rama që e konsideronte propozimin e PD refuzim, zoti Basha tha se  “Ndryshe nga gënjeshtrat që tha Kryeministri, dua të them se PD-ja jo vetëm nuk e refuzon po e miraton propozimin hidrid; duke e fuqizuar dhe jo duke e dobësuar misionin e monitorimit; e përforcon marrëveshjen parimore”.
Lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan Lu, i cili citohet të ketë thënë se “jemi të zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi”, kreu i PD tha se “ambasadori amerikan ka një kontribut të jashtëzakonshëm . Unë besoj fort tek një politikë e hapur dhe proamerikane. Ne do të vazhdojmë të flasim hapur edhe kur jemi, edhe kur nuk jemi dakord” tha zoti Basha.

Në një zhvillim të fundit, ambasadori amerikan Donald Lu ka vizituar selinë e PD ku është pritur në takime të veçanta nga ish kryeministri Berisha dhe kreu i PD Basha.