KRYEFAQJA » LAJME » Basha: PD partia që do të hapë negociatat me BE

Basha: PD partia që do të hapë negociatat me BE

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha e konsideron një fitore të shqiptarëve rekomandimin e KE për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, ndërsa shprehu bindjen se hapja e negociatave është një proces që do të finalizohet nga e djathta në pushtet. “Rekomandimi për hapjen e negociatave është një lajm i shkëlqyeshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Urojmë që ky rekomandim të kthehet sa më parë në një vendim të Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Kjo është një fitore e qytetarëve shqiptarë. Besojmë tek e ardhmja e vendit. Hapja e negociatave do të jete fillimi i një rruge të gjatë, por të pakthyeshme. Sot ka një ditë shpresë për shqiptarë që e duan Shqipërinë si gjithë Europa. Ja dedikoj këtë arritje dhe ja njoh si merite njerzëve të thjeshtë. Ka qenë presioni i tyre që politika të ndëmrarra hapat për integrim” tha zoti Basha para gazetarëve.
Për kreun e PD opozita ka qenë bashkëpunuese dhe jo bllokuese për të arritur në këtë stacion të rëndësishëm të integrimit europian. Zoti Basha i referohet konsensusit të arritur për Reformën në Drejtësi sikundër për ligjin e dekriminalizimit. Ai garanton opozitë bashkëpunuese në emër të interesit europian të qytetareve, ndërsa thekson se një nga kriteret kyç që kjo mazhorancë duhet të përmbushë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”Reformat e thella që ne ndërmorëm hodhën gruret e themelit dhe ndërtuan konturet e këtij procesi, përmes asocimit dhe përmbushjes së kritereve të asicimit. Natyrisht vlerësoj edhe kontributin e gjithkujt tjetër në këtë proces. Rruga që kemi përpara është e vështirë. Sifda na presën, zgjedhjet e ardhshme dhe prerja e politikës me krimin. PD dhe unë jemi të vendosur të jemi në krye të këtyre përpjekjeve” tha zoti Basha. Sipas tij “Kjo rrugë do kalojë përmes disa sfidave që kryeministri refuzoi të pranojë. Sfida numër një mbetet ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sfidë kaq e madhe është lufta kundër korrupsionit. Ndaj dua të siguroj qytetarët shqiptare se PD, partia e interesit dhe integrimit do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me BE, do të nisë këtë proces të endërrës tonë europiane dhe përmes bashkimit të të gjithë shqiptarëve që duan një qeveri të kontrolluar nga qytetarët dhe jo nga krimi ne do tia dalim” tha kreu i PD zoti Basha.