KRYEFAQJA » LAJME » Basha përforcon vullnetin e opozitës: Pro miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi

Basha përforcon vullnetin e opozitës: Pro miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi

Lulzim Basha përforcon vullnetin e opozitës se është pro miratimit me konsensus të reformës në drejtësi, por kusht mbeten rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe ato të Venecias. Në këtë kontekst, Basha i bëri ftesë shefit të qeverisë për të finalizuar me kompromis procesin e reformës në drejtësi, kriter kryesor për integrimin e vendit.
Basha i bëri këto deklatata në një konferencë zhvilluar për antikorrupsionin, ku prezantoi edhe projektin demokrat kundër këtij fenomeni. Më pas, Basha priti në seline blu, aleatet Mediu dhe Shehi, takimi që erdhi një ditë pasi Basha u shpreh për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës nëse do ketë rrjedhje votash për të miratuar në mënyrë jokonsensuale me shumicë reformën në drejtësi. Si Mediu dhe Shehi thanë se opozita ka qëndrim të unifikuar për këtë çështje.
Mediu dhe Shehi thanë se garancitë që kërkon opozita për vendet e rezervuara janë domosdoshmëri, sikundër miratimi i ndryshimeve kushtetuese me ato të reformës zgjedhore, që i hapin rrugë numërimit elektronik.