KRYEFAQJA » LAJME » Basha: “Përgjegjësia për mos hapjen e negociatave është e një qeverie të korruptuar dhe një kryeministri të korruptuar që refuzon të lagojë ministrat e korruptuar”
Dekriminalizimi, PD radikalizon qendrimin

Basha: “Përgjegjësia për mos hapjen e negociatave është e një qeverie të korruptuar dhe një kryeministri të korruptuar që refuzon të lagojë ministrat e korruptuar”

Opozita shqiptare ka vlerësuar si serioz raportin e KE për Shqipërinë, por ka akuzuar qeverinë shqiptare si përgjegjëse për mos hapjen e bisedimeve me BE. Kreu i PD Lulzim Basha, pas takimit me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë ndaj kryeministrit socialist Edi Rama. “Përgjegjësia është pikërisht ndaj tij që me 21 qershor pamundësoi zgjedhjet demokratike, duke deformuar procesin zgjedhor, sic thotë raporti i ODIHR dhe së fundmi raporti i Komisionit Evropian” tha zoti Basha. “Përgjegjësia për mos hapjen e negociatave është e njeriut që dhe sot zvarrit konsensusin për ligjin për dekriminalizimin. Ai ngre alibi ndaj gjyqësorit dhe nga ana tjetër, refuzon të plotësojë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, pikërisht sepse përdor gjyqtarët me mandat të skaduar si masha për pseudoreformën, me qëllim kapjen e drejtësisë” shtoi më tej kreu i opozitës.
Zoti Basha ndërkohë ju rikthye akuzave të njohura të opozitës për përgjegjësinë e humbjes së rreth 600 milionë eurove në cështjen CEZ, por edhe milionave të tjera që sipas tij janë vjedhur në dogana e tatime. “Përgjegjësia për mos hapjen e negociatave është e një qeverie të korruptuar dhe një kryeministri të korruptuar që refuzon të lagojë ministrat e korruptuar si, Ilir Beqaj, Damjan Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe ministrin e Brendëshëm, Sajmir Tahiri” tha kreu i opozitës Lulzim Basha. “Me ambasadoren Romana Vlahutin ndamë fatet e inkriminimit të kësaj qeveri, faktet që po publikohen çdo ditë në media, ndaj ikurajoj qytetarët se bashkë me ne janë dhe partenërt ndërkombetare, BE dhe SHBA. Ka ardhur të koha të çohemi e të reagojmë” tha zoti Basha.