KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Po projektligjit të dekriminalizimit
Basha paralajmëron nisjen e protestave: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja!

Basha: Po projektligjit të dekriminalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u bëri thirrje deputetëve të opozitës të japin miratimin e tyre për projektligjin mbi dekriminalizimin, ndërkohë që shprehu vendosmërinë e partisë që drejton për ta bërë më pas atë të prekshëm dhe realitet. Duke folur të mërkurën në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, zoti Basha tha se “Projektligji për dekriminalizimin është interes kombëtar. Ky ligj do të shërbejë për të hequr një prej njollave më të zeza dhe kuruar plagët më të rënda të periudhës së demokracisë. Ky ligj vendos filtrin e pakalueshëm të krimit drejt funskioneve politike e vendimmarrëse në të gjitha nivelet” tha ai.
Kreu i opozitës bëri një pasqyrim të situatës sipas tij alarmante që po mbizotëron në vend, sa i përket pranisë së elementëve të inkriminuar në politikë e vendimmarrje. “Rreziku dhe drama më e madhe për një vend është lartësimi i krimit me status të privilegjuar, që sundon sot Shqipërinë. Krimi në pushtet është kthyer tashmë në sistem, përmes emërimit të trafikantëve, vrasësve, tutorëve, në funksione politike e administrative të të gjitha niveleve” tha ai. Zoti Basha bëri thirrje që me rastin e 8 dhjetorit të nisin protesta për largimin e qeverisë Rama.