KRYEFAQJA » LAJME » Basha: PPE mbështet platformën e elektorale të PD dhe garantimin e zgjedhjeve të lira, si kusht për integrimin e Shqipërisë
Basha: PPE mbështet platformën e elektorale të PD dhe garantimin e zgjedhjeve të lira, si kusht për integrimin e Shqipërisë

Basha: PPE mbështet platformën e elektorale të PD dhe garantimin e zgjedhjeve të lira, si kusht për integrimin e Shqipërisë

PD më e madhja e opozitës në Shqipëri, po tenton gjithnjë e më shumë të kushtëzojë miratimin e Reformës në Drejtësi me Reformën Zgjedhore që do të aplikohet në zgjedhjet parlamentare të vitit e ardhshëm. Ajo thotë se në këtë synim të saj ka edhe mbështetjen e Partive Popullore Europiane. Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka marrë pjesë në një takim të PPE në Luksemburg, ku sipas një njoftimi të dalë nga selia blu, ka siguruar mbëshetje për platformën e elektorale të PD dhe garantimin e zgjedhjeve të lira, si kusht kryesore i avancimit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Në takimet e zhvilluara  me personalitete të PPE-ve, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, zoti Basha tha se mori mbështetje edhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit sikundër për projektin ekonomik të hartuar nga Partia Demokratike . Gjithnjë sipas njoftimit, krerët e politikës europiane u angazhuan për mbështetje konkrete për programin e bujqësisë dhe arsimit, si edhe per nxitjen e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri.