KRYEFAQJA » LAJME » Basha premton energji dhe ujë falas
Basha premton energji dhe ujë falas

Basha premton energji dhe ujë falas

Afro tetë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, kreu i opozitës Lulzim Basha ka nisur të formulojë premtimet konkrete për zgjedhësit shqiptarë. Gjatë një takimi anëtarët dhe mbështetësit e partisë së tij dhe opozitës në Memaliaj, zoti Basha tha se “Familjet në nevojë ekonomike në qeverisjen time, në qeverisjen tonë, 200 kilovatët e parë do t’i kenë falas. Faturën e ujit për konsumin e tyre jetik do ta kenë falas. Se nuk do të ketë nën qeverisjen tonë as palma, as luks qeveritar të shfrenuar që të ketë familje të cilat nuk janë më në errësirë dhe kanë bukën të garantuar” tha zoti Basha.
Si dhe më parë ai u ndal tek buqësia. “Zgjidhja jonë është 100 milionë euro buxhet për subvencione për çdo fermer në vit, është 1 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, për 300 mijë familjet fermere, pa burokraci pa NIPT, në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral do t’i jepen lekët në dorë, grant” tha zoti Basha. Për kreun e PD beteja nuk është thjesht për të përmbysur një qeveri. “Por për t’u kthyer pushtetin njerëzve duke bërë një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme që lekët e taksapaguesve të shkojnë tek taksapaguesit”tha zoti Basha.