KRYEFAQJA » LAJME » Basha pret Ymerin, Tirana dhe Prishtina të bashkërendojnë objektivat
Basha pret Ymerin, Tirana dhe Prishtina të bashkërendojnë objektivat

Basha pret Ymerin, Tirana dhe Prishtina të bashkërendojnë objektivat

Kryetari i Partisë Demokratike Luilzim Basha u  takua sot me  kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie Glauk Konjufca. Zoti Basha apeloi për bashkërendim të vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal. Në veçanti ky bashkërendim duhet ti shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetvendosjes Astrit Dehari në ambjentet e paraburgimit, zoti Basha shprehu keqardhjen e thellë dhe nënvizoi domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.