KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha prezanton programin ekonomik të PD-së në Cerrik
basha ne cerrik programi ekonomik i pd

Basha prezanton programin ekonomik të PD-së në Cerrik

Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar në Cerrik, ku ka prezantuar projektin ekonomik, të opozitës. Basha ka thënë se demokratët kanë në themel të këtij drafti taksat e ulëta.

Demokratët i qëndrojnë filozofisë së taksave të ulëta, si mundësi mbështetje për biznesin dhe gjenerimin përmes tij të vendeve të reja të punës. Lulzim Basha në takim me banorë të Cerrikut, lançoi projektin ekonomik të opozitës, ku nga ulja e taksave sipas tij efekti në ekonimi do të përllogaritet 1 miliard euro.

Duke iu referuar raportit të dhomës gjermane të tregtisë, Basha tha se edhe përmes tij konfirmohet shqetësimi i opozitës për largimin e investitorëve nga Shqipëria. Sipas Bashës jo vetëm rritja e taksave por edhe mungesa e një klime miqësore ndaj tyre, ka çuar në largimin e investitiorëve dhe për pasojë mbylljen e shumë vendeve të punës. Basha tha se PD ka projektuar që taksa e sheshtë të shkojë 9 %, 15 % në TVSH-në.