KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Protesta paqësore deri në largimin e qeverisë Rama

Basha : Protesta paqësore deri në largimin e qeverisë Rama

Opozita shqiptare do të vazhdojë protesat në mënyrë paqësore deri në largimin e qeverisë Rama. Në përfundim të protestës para parlamentit, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se mundësia për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga keqeverisja, është krijimi i nje qeverie teknike dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje te parakohshme.
Zoti Basha vlerësoi protestën dhe protestuesit që sipas tij kanë vrarë frikën. “Dua t’u përkulem me nderim vrasësve të frikës, shpirtit të protestës së shqiptarëve, që ngrihen kundë qeverisë. Sot është ditë e rëndësishme për shqiptarët, sepse një javë më parë në protestën e 8 dhjetorit i dhame qeverisë vendimin e pakthyeshëm të shqiptarëve, Rama ik, Meta ik. Ka dy vite qe kjo qeveri sillet si bande, ekonomia kombëtare dhe e çdo shqiptari është në rrënim, qeveria ka shkaterruar vendet e punës, mbi 70 mijë familje shqiptare humbën asistencën sociale, duke bërë që njerëzit të ikin jashtë vendit. Dy vite në një krizë ekonomike të paparë, në dy vite në varferi, prandaj Rama ik” ishin fjalët e zotit Basha.
Ndërkaq brenda parlamentit vazhdon debati rreth buxhetit dhe paketës fiskale.